Varianti “Cicada” rikthen Covid/ Nënvarianti i ri përhapet në disa vende, ekspertët: Nuk ka vend për panik
01/04 12:26
Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore tashmë ka një drejtor të ri.
Erjon Spahiu nga nëndrejtor në këtë institucion është emëruar drejtor i AKBPM, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj.
Në vazhdën e shkarkimeve të drejtuesve të institucioneve të rëndësishme ne varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, ky është emërimi me i fundit i bërë nga ministrja Evis Sala.
Më herët, ministrja Sala ndryshoi kreun e QSUT, atë të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ISHP-së etj. Burime për Top Channel bëjnë me dije se priten edhe lëvizje të tjera.
Top Channel