E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë
Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian, pranë Forumit të famshëm Roman.
Një pjesë e kullës mesjetare Torre dei Conti u shemb ditën e sotme gjatë punimeve për rikonstruksion, duke plagosur rëndë të paktën një punëtor, ndërsa katër punëtorë u shpëtuan.
Qindra turistë u bënë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit përdorën shkallët mobile për të shpëtuar punëtorët nga pjesët e larta të kullës. Tre punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa një i katërt mbeti i bllokuar brenda strukturës.
Gjatë operacionit të shpëtimit, një pjesë tjetër e kullës u shemb papritmas, duke ngritur re pluhuri mbi zonën përreth. Zjarrfikësit që ndodheshin në shkallët mobile u tërhoqën menjëherë për të shmangur rreziqet.
Torre dei Conti, e ndërtuar në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III për të strehuar familjen e tij, ka pësuar dëmtime të mëdha gjatë një tërmeti në vitin 1349 dhe ka pësuar shembje të tjera në shekullin e 17-të.
Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, dhe Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, për të monitoruar situatën.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, duke rikujtuar rrezikun që përfaqësojnë strukturat historike në qendrat turistike.
Top Channel