VIDEO/ Çudia e arbitrit Italian, ndëshkon Saelemaekers me “shqelm” në vend të kartonit në ndeshjen Milan-Roma
Luka Doncic duket i papërmbajtshëm në këtë fillim sezoni në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Basketbollisti slloven i Los Angeles Lakers po tregon që është një lojtar i shpejtë dhe i zhdërvjellët duke shfaqur edhe një formë fizike perfekte. Kjo u pa edhe në sfidën e zhvilluar në mbrëmjen e së dielës mes Lakers dhe Miami Heat me skuadrën kaliforniane që fitoi me rezultatin 130-120.
Në këtë ndeshje, Luka Doncic regjistroi një bilanc me 29 pikë(16 nga të cilat i shënoi në pjesën e parë), 11 topa në tabelë dhe 10 asist. Është ky triple-double i parë në këtë sezon për Doncic dhe i 83 në karrierë. Por ajo që bie më shumë në sy është numri i pikëve të shënuar nga basketbollisti slloven në këto ndeshje të para dhe duke shkruar emrin në librin e artë të historisë së NBA.
Luka Doncic në 4 ndeshje ka shënuar 165 pikë personale, duke lënë pas legjendën e NBA, Jerry West që në sezonin 1969-70 shënoi 154 pikë në 4 ndeshje. Më mirë se Doncic ka bërë vetëm i madhi Wilt Chamberlain me 213 pikë të shënuara në 4 ndeshje në sezonin 1962/63. Në vendin e tretë në këtë klasifikim të vecantë është pikërisht Kobe Bryant me 146 pikë në sezonin 2005/06. Përsa i përket ndeshjes, kjo ndaj Miami heat ishte fitorja e tretë radhazi për Los Angeles Lakers që ka një bilanc me 5 fitore dhe 2 humbje dhe është në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit.
Top Channel