Foto/ I dha fund lidhjes me Lamine Yamal, këngëtarja argjentinase kapet “mat” me influencerin e njohur vetëm pak ditë pas ndarjes me yllin spanjoll

03/11/2025 09:56

Ndarja e Lamine Yamal dhe këngëtares argjentinase Nicki Nicole, pas vetëm 67 ditësh lidhje, është bërë temë virale në rrjetet sociale, duke nxitur valë spekulimesh për pabesi të dyshuara, veçanërisht nga ana e yllit të Barcelona-s.

Megjithatë, vetë futbollisti ka reaguar duke hedhur poshtë zërat për tradhti. Në një bisedë me gazetarin Javier Hoyos, Yamal tha: “Ne nuk jemi më bashkë, por ndarja nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë tradhtie. Thjesht përfundoi. Çdo gjë që po thuhet nuk ka lidhje me realitetin. Unë nuk kam qenë i pabesë, as me askënd tjetër.”

Nga ana tjetër, Nicki Nicole konfirmoi ndarjen, duke mbështetur deklaratën e ish-partnerit të saj: “Nuk kemi qenë bashkë për disa ditë, që kur u largova nga Barcelona. Po e sqaroj vetëm për shkak të thashethemeve për tradhti. Nëse dikush do të më kishte tradhtuar, do ta kisha thënë vetë. Nuk dua të merrem më me këtë çështje.”

Ndërkohë, mediat argjentinase kanë zbuluar detaje të reja mbi jetën e këngëtares pas ndarjes. Sipas gazetarit Ángel de Brito, Nicki Nicole është parë duke festuar me krijuesin e njohur të përmbajtjes, Mernuel, pjesë e dyshes “Mernosketti”.

Një dëshmitar cituar nga de Brito ka treguar se këngëtarja dhe YouTuberi kanë kaluar gjithë natën bashkë dhe janë larguar së bashku. Ky detaj ka shtuar më tej thashethemet mbi një afërsi të re në jetën e artistes, ndonëse as Nicki as Mernuel nuk kanë reaguar publikisht për këtë.

Historia e çiftit Yamal–Nicole, që nisi me shumë bujë, duket se ka marrë fund përfundimisht, ndërsa të dy po kërkojnë të lënë pas polemikat dhe të fokusohen në karrierat e tyre.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta