Qeveria miraton sot buxhetin e vitit 2026, një muaj debat në Parlament. Votimi në 11 dhjetor
03/11/2025 11:59
Sot në orën 17:00 në mbledhjen e qeverisë pritet të kalojë buxheti dhe më pas do të kalojë në parlament.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se socialistët kanë rënë dakord që më 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament. Ndërsa në datën 11 dhjetor do të diskutohet nen për nen.
Kujtojmë që PD ende nuk i ka sjellë emrat e saj për komisionet e posaçme dhe sot zoti Balla i kërkoi opozitës që të sjellë emrat e anëtarëve.
Top Channel