VIDEO/ Çudia e arbitrit Italian, ndëshkon Saelemaekers me “shqelm” në vend të kartonit në ndeshjen Milan-Roma
Erling Haaland po vazhdon të dhurojë spektakël me fanellën e Manchester City-t. Pas dy golave të shënuar ndaj Bournemouth, norvegjezi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe ndau me ndjekësit rutinën e tij të zakonshme pas ndeshjeve – një banjë akulli.
Me këto dy gola, “bomberi” nordik ka arritur në 17 gola në 13 ndeshje për Manchester City-n dhe 9 gola në 3 ndeshje me Norvegjinë, duke grumbulluar 13 gola dhe 26 pikë në garën për Këpucën e Artë të Europës, njësoj si Kylian Mbappé i Real Madridit.
Megjithatë, as Haaland dhe as Mbappé nuk janë liderë të renditjes.
Kryesues aktualisht është një emër surprizë: Darko Lemajic, sulmuesi serb i klubit letonez FC RFS, me 28 gola dhe 28 pikë të plota.
Renditja aktuale e “Këpucës së Artë”:
Si llogariten pikët?
Golat në pesë ligat kryesore të Europës (Angli, Spanjë, Gjermani, Itali, Francë) shumëzohen me koeficientin 2.
Golat në ligat e renditura nga vendi i 6-të deri në të 21-in shumëzohen me 1.5 pikë.
Ndërsa për ligat e tjera, çdo gol vlen 1 pikë.
Top Channel