Aktori George Clooney kritikon demokratët: Zgjedhja e Kamala Harris për të zëvendësuar Biden ishte një gabim

03/11/2025 14:28

Aktori i njohur i Hollywood-it, George Clooney ka deklaruar se ishte një “gabim” që Kamala Harris mori vendin e Joe Biden si kandidate e Demokratëve për të përballuar Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të fundit në SHBA.

Aktori shtoi se nuk ka penduar për shkrimin që botoi në New York Times në korrik 2024, ku kërkonte që Biden të hiqte dorë nga gara presidenciale. Në artikullin me titull “I Love Joe Biden. But We Need a New Nominee”, Clooney shkruante se Biden ka fituar shumë beteja, por lufta me kohën është ajo që nuk mund ta fitojë.

Clooney kritikoi mënyrën se si Harris duhej të përballej me të kaluarën e saj politike, duke e bërë fitoren e saj të vështirë, dhe tha: “Mendoj se ishte një gabim, sinqerisht.”

Komentet e tij vijnë pas reagimit të ashpër të Hunter Biden, i cili e akuzoi aktorin se ekzagjeronte dobësinë e ish-presidentit.

Në intervistën e tij me CBS, Clooney shtoi se do ta kishte shkruar sërish artikullin dhe se Demokratët kishin humbur një mundësi për të zhvilluar një primar të brendshëm për të zgjedhur kandidatin më të fortë.

Kamala Harris, në intervistën e saj të parë në Britani, konfirmoi se mund të kandidojë përsëri për president dhe shprehu bindjen se një ditë Shtëpia e Bardhë do të ketë një grua në krye.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta