A do të arrihet stabiliteti në Gaza? Turqia nis takimet zyrtare, mbledh vendet myslimane për diskutime

03/11/2025 09:52

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pritet të zhvillojë një takim me ministrat e jashtëm këtë të hënë në Stamboll.

Takimi ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë për sigurimin e administrimit palestinez dhe stabilitetit në Gaza.

takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Pakistanit dhe Indonezisë.

Sipas një burimi të Ministrisë së Jashtme turke, Fidan pritet ta vërë fokusin në koordinimin e vendeve myslimane për ta kthyer armëpushimin aktual në një paqe të qëndrueshme.

Të gjitha vendet që do të marrin pjesë në takimin e Stambollit kanë qenë më parë pjesëmarrëse në një takim me presidentin amerikan Donald Trump në Nju Jork.

Armëpushimi në Gaza, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, ka lënë ende të pazgjidhura çështje kyçe, përfshirë çarmatimin e grupit militant palestinez Hamas dhe afatin e tërheqjes izraelite nga territori.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta