Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, duket se ka gjetur formën e tij më të mirë me Leccen.

Jo vetëm që ka fituar vendin e titullarit, por 22-vjeçari kuqezi duket se tashmë ka filluar të tundë dhe rrjetën.

Pas golit të shënuar 8 ditë më parë kundër Udineses, Berisha gjeti rrjetën edhe këtë të diel në duelin e javës së 10-të të Serie A kundër Fiorentinës.

Pas një topi të fituar nga vetë ai, nisi aksioni në krah te Morente, i cili me një krosim gjeti saktë Berishën dhe me të majtën nuk gaboi.

Kliko këtu për golin.

Ky është goli i dytë i Berishës këtë sezon, i cili numëron gjithashtu edhe një asist.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta