Tre “shtëpi bari” në Shkodër/ Arrestohen dy persona dhe ndalohen katër punonjës të OSHEE të dyshuar për shpërdorim detyre

02/11/2025 15:07

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim dhe tharje të bimëve narkotike të llojit kanabis, mes tyre dy banesa dhe një stallë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët”.

Nga kontrollet e zhvilluara në fshatin Hot, u konstatua se ambientet ishin pajisur me llamba elektrike, aspiratorë, panele neoni dhe inverterë, që përdoreshin për rritjen artificiale të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, policia vuri në pranga shtetasit Lazer Pepaj, 69 vjeç, dhe Sander Pepaj, 48 vjeç, ndërsa shpalli në kërkim Kristjan Pepajn, 33 vjeç, të tre banues në fshatin Lulashpepaj.

Në vijim të hetimeve, u ndaluan gjithashtu 4 punonjës të OSHEE-së të dyshuar për “Shpërdorim detyre”, pasi kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në këto ambiente. Ata janë:

Gëzim Hoxha, 57 vjeç, banues në fshatin Balshaj;

Lodovik Vulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Aliaj;

Xhuljano Çeraj, 24 vjeç, banues në fshatin Zagorë;

Adil Selmanaj, 57 vjeç, banues në Koplik.

Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe njw  57 vjeçar, banues në Bajzë, dhe njw 41 vjeçare, banuese në Shkodër, për të njëjtën vepër penale.

Gjatë kontrollit u sekuestruan:

1110 bimë të dyshuara narkotike kanabis,
1.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje,
300 llamba, 22 aspiratorë, 35 ventilatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e shtetasit Kristjan Pepaj, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta