Shebeniku, 170 mijë turistë/ Parku kombëtar shndërrohet në një nga destinacionet e preferuara

02/11/2025 19:54

170 mijë turistë vizituan Parkun Kombëtar të Shebenikut deri në muajin Tetor ndërsa ky numër pritet të shkojë në 200 mijë teksa parku ka veshur ngjyrat e vjeshtës e shumë shpejt do pasohet nga bardhësia e dimrit.

Teksa në zonat e ulëta jeshilja e verës nuk po dorëzohet, këtu mbizotëron magjia e artë e vjeshtës ndërsa pamjet e mrekullueshme ju ftojnë ta vizitoni.

Këtu natyra nuk është kursyer duke ofruar gjithçka dhe nëse i shtojmë ushqimin tradicional të zonës, ajrin e pastër dhe qetësinë fundjava në Shebenik behet ideale.

Mikpritës në çdo stinë parku ofron magjinë e natyrës ndërsa banorët kanë nisur të ofrojnë edhe mënyra të ndryshme argëtimi si hiking, shëtitje me kuaj etj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta