“Opozita po flet me gjuhën e regjimit”/ Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Rreth Berishës një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë
Këtë të diel u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.
Kandidati i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka shpallur fitoren, duke siguruar edhe një mandat tjetër në krye të komunës.
Kasami e bëri njoftimin përmes një postimi në Facebook, ku falënderoi qytetarët për besimin e dhënë.
Në anën tjetër, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka pranuar rezultatin dhe ka uruar kundërshtarin e tij për fitoren.
“Të dashur miq, gara zgjedhore në Tetovë mbaroi. Qytetarët e thanë fjalën e vet. Unë uroj kundërkandidatin dhe i uroj punë të mbarë. Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja dhe e askujt tjetër. Zoti na ndihmoftë”, shkroi Rexhepi.
Tetova ishte një nga komunat më të diskutueshme në këtë proces zgjedhor, me garë të fortë dhe interes të lartë publik. Rezultati konfirmon vijimin e drejtimit të qytetit nga Kasami dhe subjekti politik që ai përfaqëson.
Top Channel