Mot me kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi për këtë të diel
02/11/2025 08:00
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s.
Top Channel