“Opozita po flet me gjuhën e regjimit”/ Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Rreth Berishës një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë
Një tjetër mbrëmje zhgënjyese për Fiorentinën dhe ndoshta e fundit për Stefano Piolin në stolin vjollcë.
Skuadra nga Firence u mund në shtëpi 0-1 nga Lecce, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte shqiptari Medon Berisha.
Mesfushori i talentuar shënoi gol të artë në minutën e 23’, duke mposhtur portierin De Gea pas një kundërsulmi perfekt që vulosi fitoren e befasishme të Lecces në “Artemio Franchi”. Goli i tij jo vetëm i dha tre pikë të rëndësishme skuadrës së Di Francescos, por përforcoi krizën e thellë të Fiorentinës dhe praktikisht i dha fund aventurës së Piolit në krye të pankinës vjollcë.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se shkarkimi i Piolit është vetëm çështje ore, pasi drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas një serie rezultatesh negative dhe mungesës së identitetit në lojë.
Nga ana tjetër, për Medon Berishën, ky ishte një moment historik: jo vetëm goli që i dha fitoren Lecces, por edhe një realizim që tronditi pankinën e një prej trajnerëve më të njohur të Serie A.
Kliko këtu për golin e Berishës.
Top Channel