Mbahen sot homazhe në nder të tij, mbërrin në Pallatin e Kongreseve arkmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano

02/11/2025 08:28

Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve arkëmorti i ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike pritet t’i japin sot lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.

Homazhet do të zhvillohen përgjatë paradites, ndërsa më pas trupi i Fatos Nanos do të përcillet për në banesën e fundit. Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta