Antoine Griezmann largohet nga Atletico Madrid, arrin akordin me Orlando City në MLS
Barcelona është rikthyer te fitorja në kampionat pas disfatës me Realin në “El Clasico”.
Ekipi katalanas arriti të mposhte skuadrën e Elches me rezultatin 3-1 në shtëpi, ku protagonistët ishin të shumtë.
Lamine Yamal, i cili vetëm pak ditë u nda nga e dashura e tij, Nicki Nicole, gjeti rrugën e rrjetës pas 9 minutash lojë. Dy minuta më vonë ishte radha e Ferran Torres për të dyfishuar shifrat.
Tre minuta nga fundi i pjesës së parë, Rafa Mir ngushtoi diferencën duke i dhënë shpresë miqve. Shpresë e cila u shua nga Marcus Rashford në minutën e 61’, i cili shënoi golin e tretë për të besuarit e Flick.
Kështu Barcelona shkon në kuotën e 25 pikëve, 5 më pak se Reali i vendit të parë.
REZULTATI:
Barcelona 3-1 Elche
Yamal 9’, Torres 11’, Rashford 61’ / Mir 42’
RENDITJA:

Top Channel