“Kompleksiteti po pengon bastet online”, Ministria e Financave për Top Channel: Jemi ende në proces hartimi

02/11/2025 16:18

Gjashtë vite nga mbyllja e pikave fizike të basteve në të gjithë Shqipërinë, dhe pothuajse dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, bastet sportive mbeten një fushë gri.

Miliona euro mungojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa tregu i basteve operon në informalitet.

Bastet një pjesë e madhe Edhe mund të jenë zhdukur por ka ende që janë thjesht zhvendosur. Nga rruga, në “online”. Nga tabelat e lagjeve, në faqet e internetit. Dhe ndonëse ligji i ndaloi, realiteti i tregut i mbajti gjallë.

Miratimi I ligjit për bastet online dhe hyrja në fuqi e tij duket se I dha dritën jeshile. Por ky process ka ngecur në hartimin e akteve nënligjore. Ekskluzivisht për Top Channel, Ministria e Financave tregon se aktet janë në proces hartimi por vonesat do të vijojnë për shkak të kompleksitetit të tyre duke shtyrë kështu pa afat hapjen e garës për licencimin e kompanive.

“Aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr.155/2015 për bastet online janë në proces hartimi. Arsyet e mosmiratimit të tyre janë për shkak të kompleksitetit të tyre. Me miratimin e këtyre akteve do të hapet dhe gara për licencimin e basteve sportive online”, shprehet Ministria e Financave.

Mosvendimarrja për plotësimin e hendeqeve të ligjit ka pasoja të drejtpërdrejta në buxhetin e shtetit. Pa aktet nënligjore, taksat nuk mund të mblidhen siç parashikon ligji, duke lënë miliona euro të pakompesuara dhe duke ushqyer informalitetin në treg.

Historia e basteve në Shqipëri është historia e një rrethi që përpiqet të mbyllet, por vazhdon të hapet në forma të reja. Nga ndalimi total, tek rikthimi i mundshëm, shoqëria shqiptare mbetet përballë pyetjes: a mund të menaxhohet një varësi që dikur nisi si lojë?

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta