Kompensimi i TVSH-së në bujqësi nuk do të jetë më 0%. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, ky kompensim pritet të jetë direkt në llogarinë bankare të fermerit dhe kostoja për një vit parashikohet të arrijë 1.5 mld lekë.
Sipas deputet socialist Erion Braçe, kjo lëvizje tatimore nuk është e duhura, përballë kërkesave të sektorit bujqësor.
“Në qoftë se duan të kompensojnë fermerin, çdo lekë është i mirëpritur, por është i pamjaftueshëm”, shprehet Erion Braçe, deputet i PS.
Erion Braçe, prej vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, ka propozuar barazimin e TVSH në hyrje dhe dalje, sipas tij kjo politikë financiare është zgjidhja e fermerit që të mposhtë produktin e importit duke e bërë atë më konkurrues në treg.
“Nuk zgjidh ky kompensim problemin e madhe që kemi midis fermeri, grumbulluesit dhe përpunuesit në tregun e brendshëm. Por të hyjë më 0 TVSH dhe të dalë me 20% TVSH ose është kosto për konsumatorin që vazhdon të blejmë më shtrenjtë prodhimin e tokës së vet, ose është humbje. Sot keni në treg karotën nga Turqia që vijnë më 50 lekë, ndërsa karota në Divjakë kushton me 52 lekë, tregtari do marrë turken sepse nuk humb para, do shkoj tek importi”, shton deputeti socialist.
Deputeti Braçe gjithashtu kundërshton me zë të fortë aksionin tatimor për produktet blegtorale pa faturë fiskale, sipas tij ky aksionin nuk nxit formalizmin por falimentimin e bujqësisë shqiptare.
“Duhet zgjidhur problemi i TVSH-së në mënyrë emergjente. Për dy arsye për rënien drastike që ka sektori i bujqësisë dhe për turpet e pashembullta të policisë tatimore, të cilat dje në një biznes të Tiranës për një sasi të vogël gjize që i mungonte fatura e TVSH-së i kanë vënë 11 mln lekë të vjetra gjobë. Po pse do të shkoj më ai të blejë tek bujku, harrojeni!”, thotë më tej Braçe.
TVSH 0% për bujqësinë u vendos gjatë viteve 2018-2019, në atë kohë ministria e financave drejtohet nga Arben Ahmetaj, ky ndryshim vjen pas kërkesave të shumta që fermerëve, mbetet për tu parë se sa efektive do të jetë se kam e propozuar, duke qenë se variant I aplikuar më pare prej 6% TVSH, nuk solli rezultate pozitive në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Top Channel