“Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me Fatosin dhe vizionin e një Shqipërie ndryshe”/ Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, nuk dinte dhe nuk donte të shtirej
Sot do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.
Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.
Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.
Sipas burimeve të Top Channel, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli bëjnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.
Top Channel