“Opozita po flet me gjuhën e regjimit”/ Ish-zëdhënësi i fushatës së PD, Mustafaj: Rreth Berishës një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë 02/11 23:05
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një akt hipokrizie dhe “tradhti morale”.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë një video të momentit kur Rama mbante fjalimin e tij, duke e shoqëruar me një koment të vetëm: “Puthja e Judës.”
Në ceremoninë mortore për Fatos Nanon, Partia Demokratike u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, të cilët vendosën një kurorë me lule në emër të opozitës.
Top Channel