“Fatos Nano u largua nga kjo botë vetëm fizikisht”, u shpreh Sokol Nano në një fjalim emocionues pranë arkëmortit të babait, Fatos Nanos, që u përcoll sot në banesën e fundit.
Sokol Nano falenderoi të gjithë miqtë, kolegët dhe qytetarët që i kanë qëndruar afër në këtë moment të vështirë, duke nderuar babanë e tij.
“Të nderuar të pranishëm, familjarë, miq, shokë, jam thellësisht i prekur nga vëmendja dhe dashuria juaj që kam ndjerë për babain tim në këto ditë të vështira. Familjen time ka lidhur fati me popullin shqiptar, ne e kemi ndjerë dashurinë e njerëzve ndaj Fatosit. Sot është ditë ndryshe, ai ikën nga kjo botë, por vetëm fizikisht”.
“Faleminderit kampion”, ishte lamtumira e djalit për babanë e tij.
“Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka, garën e vërtetë dhe ringritjen. Më foli për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika. Besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Mbolli ide, kulturë dhe qytetarë. Tolerant me gjithkënd që mendonte ndrysh. Sot i them lamtumirë tim eti, faleminderit kamion”, u shpreh Sokol Nano.
Top Channel