“E kam dëgjuar prej Fatosit bisedën”/ Rama: E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviç, e vërteta do dalë

02/11/2025 12:42

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë e të ndjerë, në nderim të themeluesit të Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, i cili mbylli sytë përgjithmonë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal edhe te momenti i debatueshëm i karrierës politike të Fatos Nanos, takimi i tij me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç, që në atë kohë u cilësua si “akt tradhtie”.

Edi Rama: Ishte ai dyzim edhe natyrës së tij aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, u bë fati i PS dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshme duke i dhënë një frymëmarrje të re. Pa sakrificën e tij, socialistët do kishin pasur një fat më bujar.

Lidershipi i tij ishte më shumë frymë. Për këdo që do marrë përsipër ta zbërthejë rolin vendimtar të Fatos Nanos dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste. Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto, për mua mbetet pamja më domethënëse, fill pas daljes nga burgu. Ai i sapodali nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, kafshë e radhë politike.

PS nuk lëvizi asnjë moment, e bën PS krenare për qenien e saj, promotorë e interesave madhore të kombit, Ata që e nderuan kryetarin tonë, ishin ata që e ngritën dhe ulën tradhtar për takimin me Milloshevicin dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë. E kam dëgjuar prej tij bisedën me kasapin e Beogradin. Në atë takim nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur të dalin në dritë fjalët e thëna në atë takim dhe bisedat me patriotët, atëherë as kush dot nuk do vërë në dyshim se kontributi i tij e rendit Fatos Nanon në rreshtat e nderit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta