Bashkëshortja Xhoana Nano në lot: E donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi. Faleminderit Fatos!

02/11/2025 12:22

Mes lotësh, Xhoana Nano i dha lamtumirën e fundit sot ish-kryeministrit Fatos Nano, bashkëshortit të saj.

“Fatosi e donte këtë vend me gjithë shpirt, pavarësisht çmimit të lartë që pagoi”-tha Xhoana për bashkëshortin e ndjerë.

Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtëpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim.

Dua ti them edhe njëherë publikisht: Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë, si njeri, si njeriu ynë”-u shpreh zonja Nano.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta