Video/ Atentati me 6 plumba që i mori jetën 36-vjeçarit në Selenicë, dalin pamjet e rënda kur viktima mbërrin pa jetë në spital

01/11/2025 22:21

Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjorm të Selenicës.

Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.

Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa thuhet se i riu nga Levani kishte shkuar në Gjorm, te djali i xhaxhait të tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta