Arbër Hoxha po kalon një periudhë fantastike me Dinamon e Zagrebit, duke u bërë një nga lojtarët më në formë të kampionatit kroat. Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist në sfidën ndaj Rijekës, ku realizoi një gol të jashtëzakonshëm, që ngriti në këmbë të gjithë tifozët në “Maksimir”.

I vendosur në formacionin titullar, Hoxha ishte aktiv gjatë gjithë ndeshjes, duke rrezikuar vazhdimisht mbrojtjen kundërshtare. Pas një pjese të parë të balancuar, Dinamo kaloi në avantazh, por Rijeka barazoi me golin e ish-lojtarit të Tiranës, Merveill.

Në minutën e 84-t, Hoxha mori situatën në dorë: pas një depërtimi nga krahu i majtë, ai lëshoi një goditje precize nga një kënd i vështirë, duke mposhtur portierin dhe rikthyer epërsinë për Dinamon.

Ky është një tjetër sinjal i fortë nga anësori i Kombëtares shqiptare, i cili po tregon se është gati të bëjë hapin e madh në karrierë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta