Rikthimi në aktivitet i tenistes francese Oceane Dodin që kishte mbetur jashtë 400 vendeve të para të renditjes botërore, ka përbërë lajm në mënyrën më të papritur.

28 vjeçarja u tërhoq në muajin dhjetor për të kuruar një patologji në veshin e brendshëm  që e shqetësontë për një dekadë

Dodin u kthye në fushat e lojës në fund të shtatorit në një turne të vogël ITF, por u vendos në qendër të polemikave të shumta mediatike pas një interviste të dhënë në Francë. Në atë interviste, Dodin zbuloi se ishte bërë e para teniste aktive që iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale plastike në gjoks.

E pyetur për këtë vëmendje jo të zakontë nga Daily Mail, Dodin u përgjigj: ‘E dija që njerëzit dhe gazetarët do të flisnin sepse në këtë sport askush nuk e ka bërë më parë. Por për mendimin tim nuk ka asnjë cmenduri, ështe vëtëm gjoks, asgjë tjetët. Nuk e prisja që të flitej kaq shumë’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta