Në respekt të Zisë Kombëtare në nder të Fatos Nanos, Top Channel ndryshon programacionin e ditës së Diel
01/11/2025 20:29
Në respekt të Zisë Kombëtare të shpallur nga Këshilli i Ministrave ditën e nesërme në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, Top Channel do të ndryshojë të gjithë programacionin e së Dielës.
Kështu, nesër, 2 nëntor, nuk do të transmetohen programet tona, “Top List”, “E Diell” dhe “Portokalli”. Spektakli “Portokalli” do të transmetohet vetëm në kanalin tonë zyrtar të YouTube, Premierë.
Kujtojmë se ditën e nesërme në orët e paradites do të zhvillohen homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta të Premten, në moshën 73-vjeçare.
Top Channel