“Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për…
2 persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë.
Uniformat blu bëjnë me dije se njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.
Ndërsa shtetasi tjetër, organizatori i veprimtarisë kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.
Sakaq, blutë sekuestruan një automjet dhe 2 celularë.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 5”.
Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.
Shtetasi tjetër, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.
Sekuestrohen automjeti dhe 2 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar “Attempt 5”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasit:
Shtetasi D. K., u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Sarandës, disa emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. Gj. ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel