“Largimi i tij, fundi i një epoke për PS”/ Fatos Nano iku me pengun që nuk u bë President? Majko: Kur fluturon shumë lart, e ke vështirë të mësohesh me…

01/11/2025 21:20

Nesër është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nanon.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Pandeli Majko, pasardhës i Fatos Nanos si kryeministër, risjell aktivitetin politik e njerëzor të liderit historik të partisë së tij.

Majko jep këtë përkufizim për njeriun që modernizoi PS dhe ia la stafetën Edi Ramës për ta ndryshuar partinë dhe fituar zgjedhjet.

“Kontrovers, ironik, i mençur, ose siç i thoja unë ndonjëherë me shaka gojën e Thanasit, të të atit, por zemrën e Maries”.

Pjesë nga intervista e gazetarit Muhamed Veliu:

Sa ndikoi stili i tij liberal dhe ironik në formimin e një kulture të re politike brenda PS?

“Kjo do të duket pak e çuditshme, por mendoj se në pikëpamje të formimit të autoriteteve brenda PS, burgosja e Fatosit krahas problemeve që krijoi, krijoi edhe një premisë që u krijuan shumë autoritete që krijuan profilin e tyre, nuk e di nëse do të ndodhte kjo nëse Fatosi me karizmin e tij do të ishte jashtë burgut. Nëse mund të konsideroja diçka të mirë nga kjo e keqe që i ra atij dhe familjes së tij, mendoj se do cilësojë këtë, dhe kjo është arsyeja se përse sot mund të flasin shumë më tepër dhe kujtimet për të lidhen sidomos me krijimin e një vargu figurash brenda radhëve të majtës, që në mënyrë solide garantuan vazhdimësinë dhe pas largimit të tij nga PS’, tha Majko.

Si do ta përkufizonit kontributin e Nanos në PS dhe tranzicionit shqiptar?

“Shumë të rëndësishme dhe besoj se nesër ne të gjithë, ata që e kanë njohur nga afër dhe larg, do të përcjellim periudhën më të rëndësishme për politikën e pas ’90”, tha Majko.

A mendoni se Nano është larguar nga kjo botë me një peng shumë të madh që nuk arriti asnjëherë që të bëhej president i Republikës?

“Do t’u them me një shembull nga ato që më ka treguar im at … kur je pilot dhe ke fluturuar shumë lart, e ke pak të vështirë pastaj të mësosh veten me tokësorët”, tha Majko.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta