U plagos më armë zjarri në Selenicë, i riu humb jetën rrugës për në spital
01/11/2025 20:58
Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës i riu që u plagos me armë zjarri në Gjorm të Selenicës.
Sipas banorëve të zonës, ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 në qendër të fshatit Gjorm, ku i riu, 36-vjeç, nga Levani, kishte shkuar për vizitë te djali i xhaxhait.
Pasi është qëlluar ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por për fat të keq ka mbërritur pa shenja jete.
Ende nuk dihen motivet dhe shkaku, teksa policia ka nisur hetimet.
Top Channel