“Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, Kukësi shtyn ndeshjen me Kastriotin në shenjë respekti dhe zie kombëtare për Fatos Nanon
01/11/2025 11:09
Futboll Klub Kukësi ka njoftuar se ndeshja kundër Kastriotit e planifikuar të luhej këtë të diele do të shtyhet në shenjë respekti dhe zie kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Postimi i FK Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se ndeshja Kukësi-Kastrioti, e planifikuar të zhvillohej më 2 nëntor 2025, është shtyrë për në datën 3 nëntor 2025, ora 14:00!
Ky vendim është marrë në shenjë respekti dhe zie kombëtare për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano.
Klubi i Kukësit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, miqve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe.
Top Channel