“Ishte njeri i mbyllur, viktima kishte pajtuar edhe gjaqe”/ Vrau babanë me thikë, avokatja e 25-vjeçarit: I ati i ka thënë kujdes…

01/11/2025 11:20

Avokatja e 25-vjeçarit Marjan Kodheli, i cili vrau babanë e tij pak ditë më parë në Durrës, ka dhënë disa detaje pas përfundimit të seancës paraprake gjyqësore.

Ajo ka deklaruar se i riu ishte një njeri i mbyllur dhe se në qershor ishte kthyer nga emigrimi, rrugëtim që e kishte nisur që në moshën 18-vjeçare.

Avokatja tregoi se babai, tashmë i ndjerë, i ka kërkuar të birit të qëndrojë edhe pak ditë në Shqipëri, kjo pas vdekjes së gjyshes së këtij të fundit.

“U vendos arrestimi i ligjshëm dhe u la në burg, Marjan Kodheli. Akoma nuk është bërë një ekzaminim paraprak, ai ende nuk e kupton veprimin që ka bërë. Marjani shihet si një njeri i mbyllur dhe i heshtur, nuk e dimë se çfarë ka vuajtur ai nga brenda. Është një veprim i rëndë, ka qenë veprim i pa paramenduar nga askush.

Ka qenë një veprim i momentit. Në komunitet ka qenë një familje e rregullt dhe punëtore. I ndjeri ka qenë familjar dhe i rregullt, punëtor, që ka kontribuar për familjen e tij. Nga njerëzit kam dëgjuar se ai ka pajtuar edhe gjaqe. Mamaja e autorit dhe bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se nuk kanë pasur asnjëherë konflikte. Marjani që 18 vjeç ka emigruar, ka mbaruar shkollën e mesme. Gjatë kohës që ka qenë në shkollë edhe ka punuar.

Pas moshës 18-vjeçare ka qenë emigrant, nuk e dimë se si është ndjerë ai atje. Kur është kthyer, në qershor, ka qenë një njeri i heshtur. Po priste të merrte një biletë dhe të kthehej në vendin e punës, para pak ditësh atij i kishte vdekur gjyshja. I ati i ka kërkuar të qëndrojë edhe disa ditë, i ka thënë kujdes kur vijnë njerëzit t’i presësh dhe përcjellësh. Këto fjalë atij mund të mos i kenë pëlqyer. Marjani nuk është shoqëruar asnjëherë në komisariat”, tha avokatja autorit të krimit, Tone Lekgegaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta