Ishte në krye të detyrës, 44-vjeçarja dhunon punonjësen e Policisë Bashkiake në Shkodër
01/11/2025 12:39
Një 44-vjeçare ka dhunuar punonjësen e Policisë Bashkiake në Shkodër.
39-vjeçarja ishte në krye të detyrës në momentin që u dhunua.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasen L. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka goditur punonjësen e Policisë Bashkiake, shtetasen A. D., 39 vjeçe, për shkak të detyrës”, njofton polica.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel