Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita

01/11/2025 22:20

Ditën e nesërme do të mbahen në Tiranë homazhet në nder dhe kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e premte, pas disa javësh iu shtruar në një spital privat, në gjendje të rëndë.

Homazhet për Fatos Nanon do të jenë ‘Live’ në media, ndërsa pritet të ketë një fjalim nga Edi Rama.

Të pranishëm po ashtu pritet të jenë të gjithë anëtarët e PS. Disa degë të PS janë organizuar me autobusë për të sjellë mbështetësit në Tiranë.

Sipas burimeve të Top News, nga PD pritet të jetë Flamur Noka si përfaqësues, ndërsa nga protokolli b%jnë me dije se janë ftuar personalitete politike nga Kosova.

Presidentja Vjosa Osmani nuk do jetë e pranishme. Në ambasadën e Shqipërisë në Kosovë libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur më 3 dhe 4 nëntor 2025, në oraret 10:00–12:00 dhe 14:00–16:00.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta