Bashkëjetesë me vdekjen/ Familja në Gaza jeton me bombën në shtëpi, mund të shpërthejë në çdo moment…
Tre trupat e dorëzuar nga Hamasi dje me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq nuk i përkasin asnjërit prej pengjeve që organizata palestineze rrëmbeu gjatë sulmit të saj më 7 tetor 2023, tha sot një zëdhënës i ushtrisë izraelite për AFP.
Një burim ushtarak kishte treguar mbrëmë, në kohën e dorëzimit të trupave, se nuk besonte se ato ishin mbetje pengjesh.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Hamasi liroi 20 pengjet e gjalla që mbante në Rripin e Gazës më 13 tetor. Gjithashtu supozohej se kishte dorëzuar mbetjet e 28 pengjeve të vdekur, por deri më tani ka kthyer 17 trupa, duke përmendur vështirësitë në gjetjen e tyre nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga sulmet izraelite në enklavën palestineze.
Vonesat kanë zemëruar qeverinë izraelite, e cila akuzon Hamasin për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit.
Top Channel