Presidenti sirian do të vizitojë Uashingtonin në nëntor, pritet t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS
Një grua 38-vjeçare është akuzuar për bashkëpunim në grabitjen e ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris, ku u vodhën bizhuteri me vlerë 88 milionë euro.
Mediat raportojnë se ajo është vënë nën akuzë për “vjedhje të organizuar në bashkëpunim” dhe “konspiracion kriminal”, ndërsa gjykata ka vendosur që të qëndrojë në paraburgim.
Gruaja u arrestua në fillim të javës, bashkë me katër persona të tjerë. Dy prej tyre janë tashmë nën akuzë, pasi kanë “pranuar pjesërisht” përfshirjen në vjedhje, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
Sipas hetimeve, grabitja ndodhi më 19 tetor, menjëherë pasi muzeu hapi dyert për vizitorët.
Katër burra të maskuar arritën të futeshin në Galerinë e Apollonit përmes një ballkoni pranë lumit Sena, duke përdorur një ashensor mekanik të vjedhur.
Ata thyen xhamat dhe morën xhevahiret brenda vetëm katër minutash, përpara se të arratiseshin me dy skuterë që i prisnin jashtë.
Pavarësisht arrestimeve, bizhuteritë nuk janë gjetur ende. Pas grabitjes, autoritetet franceze kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë në institucionet kulturore, ndërsa Luvri ka transferuar disa nga thesaret e tij më të çmuara në Bankën e Francës.
Top Channel