Gjesti ndaj lojtarit të Dinamos, trajneri i Partizanit U-18 kërkon ndjesë pas përplasjes: Kërkoj njdesë, një reagim i nxituar

01/11/2025 12:36

Pas një episodi që është bërë viral në rrjete sociale, ku trajneri i Partizanit U-18 shihej duke shtyrë një prej lojtarëve të tij gjatë ndeshjes ndaj Dinamos, ka ardhur reagimi zyrtar i trajnerit.

Në një postim publik, ai ka kërkuar ndjesë për gjestin e tepruar, duke theksuar se gjithçka ka ndodhur në një moment të nxehtë emocional të ndeshjes dhe pa asnjë qëllim keqdashës ndaj lojtarit.

“Dua të shpreh ndjesën time më të sinqertë për veprimin e bërë gjatë ndeshjes. Ishte një reagim i nxitur nga emocionet e forta të momentit, pa asnjë mungesë respekti ndaj lojtarit tim,” – shkruan trajneri.

Ai shton se lojtari në fjalë, ashtu si të gjithë pjesëtarët e skuadrës, është për të si një djalë, pjesë e një familjeje sportive me të cilën ndan çdo sfidë.

“Episodi nuk përfaqëson as karakterin tim personal dhe as frymën e ekipit që drejtoj. Në skuadrën tonë, respekti, bashkimi dhe përkushtimi janë parime mbi gjithçka. Do të bëj çmos që situata të tilla të mos përsëriten më,” – theksoi ai më tej.

Në fund, trajneri falenderoi tifozët për mirëkuptimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme, duke kujtuar se futbolli është një sport pasioni, por mbi të gjitha duhet të mbetet shembull i sportivitetit dhe respektit të ndërsjellë.

“Edhe një herë, kërkoj ndjesë për atë moment të papërshtatshëm,” – përfundoi mesazhin e tij trajneri i Partizanit U-18.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta