Gjenden mbetje kockore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, dyshohen të jenë njerëzore
01/11/2025 21:38
Janë konstatuar fragmente kockore të dyshuara njerëzore në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore.
Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.
Top Channel