Homazhet nesër për Fatos Nanon/ Kryeministri Rama do të mbajë fjalim, kush pritet të marrë pjesë nga opozita Socialisti Erion Braçe ka folur në një intervistë për Top Channel, për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste.
Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.
Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.
“Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri. Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.
Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë të realizuar nga gazetari, Muhamed Veliu:
Top Channel