Fermerët po mbjellin pa ndihmë, kërkojnë që të marrin mbështetje financiare: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit

01/11/2025 12:21

Fermerët ende nuk kanë marrë mbështetjen financiare që Ministria e Bujqësisë shpërndan nëpërmjet Skemës Kombëtare, edhe pse kanë kaluar 5 muaj njerëzit e tokës janë ende në pritje.

Ylli Jangozi, nga fshati Gramëz i Fushë Krujës thotë se AZHBR duhet të nxitojë të likuidojë si fillim fermerët e tokës, pasi për ta fushata e mbjelljes së grurit nisi që në fillim të muajit tetor.

“Duhet nafta tani dhe jo më vonë se nuk na bën më punë.”

Ylli kultivon të gjitha llojet drithërave të cilët më pas I shet ushqim për bagëtinë në të gjithë Shqipërinë, sipas tij vetëm nafta falas nuk mjafton për të konkurruar ushqimin blegtoral të importit, pasi kolegët e tij në Serbi nuk mbështeten vetëm më karburant, por edhe për njësi prodhimi.

“Për 25 hektarë unë kam përfituar 180 mije lekë të reja, kjo është shumë pak, por na mban si me shprese se dikush po na ndihmon”, thotë fermeri Ylli Jangozi.

Thirrjet e Skemës Kombëtare u mbyllën më 31 maj, nga kjo datë e deri më tani AZHBR  në faqen zyrtare ka publikuar vetëm emrat e fermerëve që do të përfitojnë mbështetje, por ende jo një date se kur do të tërheqin paratë e tyre, edhe pse për fermerët I Ylli që mbjellin grurë dhe tërshërë nafta duhet tani, në të kundërt traktori në arë do të shërbejë vetëm si aksesore zbukurimi dhe jo mjet pune.

“Na duhet tani nafta pasi jemi future në borxhe të farat, tek plehra, ndërsa ne kemi për tu parë para kleintëve e gjitha kjo ka shkuar zingjirë, Kemi shpresë të ndryshoje ose do ikim”, shprehet Jangozi.

Skema Kombëtare dhe ajo e  Investimeve nuk i përmbushin kërkesat e fermerëve, ndërsa mungesa e fondeve të IPARDI-t ka ndikuar negativisht në financat e bujqëve shqiptar.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta