“Eskobari” rikthehet/ Shqyrtohet në gjykatë kërkesa për pronën që iu konfiskua Klemend Balilit

01/11/2025 15:33

Emri i Klement Balilit, etiketuar dikur si “Eskobari” i Ballkanit, është rikthyer në të njëjtën godinë ku ai u dënua me dhjetë vjet burg për trafik droge.

Shkak është bërë kërkesa penale e shtetases ruse Juliana Fedulova e cila kërkon nga gjykata e posaçme në Tiranë t’i kthejë një nga pasuritë e konfiskuara dhe që më herët i kishte kaluar shtetit sepse është listuar si asset i pajustifikuar i Balilit dhe i personave të bashkëlidhur me të.

Bëhet fjalë për një apartament që rusja e kishte blerë në qytetin e Sarandës , përpara se të aplikohej ligji anti-mafia ndaj pronave të Balilajt midis tyre troje, 19 apartamente dhe resorit luksoz.

I burgosuri është liruar dhe e ka mbaruar dënimin e megjithatë kjo kërkesë penale hap një çështje tjetër që ka si pakë autoritetet dhe Balilin nga ana tjetër përse kohë rusja këmbëngul se ja kanë bllokuar pa të drejtë pasurinë qe thotë se i takon asaj.

Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj që do të thërrasë si palë , edhe familjarë të Klement Balilajn.

I gjykuar për trafikun e gati 600 kilogramëve kanabis drejt Greqisë, Klement Balili u vetëdorëzua mbas negocimit me ish drejtorin e përgjithshëm të policisë, dhe nga 15 vite burgim fitoi nga procedura e gjykimit të shkurtuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta