Bujqit nuk dalin në pension, në fshatin Shegas të Lushnjës fuqia e vetme punëtore është mosha e tretë

01/11/2025 12:36

Ata janë pensionistë, por punën nuk e kanë ndaluar përtej moshës së pleqërisë. Momentalisht, mosha e tretë është i vetmi krahë pune në fshatin Shegas të Lushnjës.

Bujqësia është sektori jetik i tyre. Largimi i brezit të ri në emigrim, ia la barrën e punës të gjithë të moshuarve. Tokat duhen punuar, dhe për ata që kanë mbetur ende në fshat kjo është sfida e jetës.

Kujtim Halla ka gjithë jetën që punon në bujqësi. Dikur në kooperativë sot në serrat diellore. Një punë e lodhshme dhe shumë sfilitëse pasi prodhimi nuk shitet në treg

Ullinjtë kanë mbetur pa vjelë sepse mungon krahu i punës. Fasulja dhe misri nuk kultivohen më në Shegas sepse kërkojnë shumë punë dhe shërbime. Banorët e mbetur janë të pamundur të kryejnë të gjitha nevojat që ka ky sektor, ndaj shumë toka nuk po mbillen më.

Sabri Qosja, një nga banorët nuk ka asnjë nga djemtë e tij ta ndihmojë në punët e bujqësisë, sepse e gjithë familje I është drejtuar emigrimit

Shumë pak të rinj kanë mbetur në këtë zonë. 90% e tyre e kanë ngritur larg Shqipërisë.

Ato pak toka bujqësore që po punohen janë duke u mbjellë vetëm nga mosha e tretë, të cilët jo vetëm kanë vështirësi tu përgjigjen kërkesave të tregut sipas cilësisë, por edhe sasisë, mungesa e fuqisë ka ndikuar që ata të vazhdojnë ti qëndrojnë besnik bujqësisë tradicionale.

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta