Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale
Pesë persona kanë mbetur të plagosur, pasi furgoni me të cilin udhëtonin, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Sipas bluve, shoferi i furgonit po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërkohë rezultoi se nuk kishte as licencë për transportin e udhëtarëve.
“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 58 vjeç, banues në fshatin Viçisht, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Arrestimi i tij u bë pasi, ditën e djeshme, në aksin rrugor të fshatit Çerenec, ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip furgon, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë u lënduan pesë pasagjerë, të cilët dy prej ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se 58-vjeçari ushtronte veprimtarinë e transportit të udhëtarëve, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel