“Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për…
Një rast dhune është raportuar në kryeqytet, ku ka nisur hetimi ndaj një 16-vjeçari.
Ai ka ushtruar dhunë për motive të dobëta ndaj një vajze.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet dhe po punojnë për shoqërimin e një të mituri, 16 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë një tjetër ngjarje ka ndodhur në Tiranë, ku disa të mitur janë konfliktuar për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për gjashtë shtetas të mitur, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin”, njoftojnë blutë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel