Dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 25 vjeç, u arrestuan në flagrancë në Itali, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike.

21-vjeçari, pa precedent të mëparshme, u ndalua ndërsa po ngiste biçikletë dhe gjatë kontrollit iu gjetën pesë pako kokainë, me një total prej rreth 4.5 gramë.

Karabinierët kapën më vonë bashkëpunëtorin 25-vjeçar, me precedent penal, në shtëpinë e tij, ku u gjetën 908 pako me narkotikë. Në vendngjarje u sekuestruan gjithashtu 555 euro, katër peshore dhe disa telefona celularë.

Pas formaliteteve, dy të rinjtë u dërguan në burgun e Spoletos, në pritje të seancës së vlerësimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta