Gjykata Kushtetuese po shqyrtn sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

Ai është pritur me brohoritma në Gjykatën Kushtetuese nga qytetarë që thërrisnin “Forca Lali”.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në gjykatën kushtetuese i rrethuar nga policët.

I prangosur dhe nën shoqërinë e masave të rrepta të sigurisë, Veliaj sapo ka zbritur nga fugoni i policisë ka parë nga gazetarët, të cilët po ndjekin hap pas hapi seancën e sotme.

Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Kryeministria përfaqësohet në proces nga Herald Jonuzaj, drejtor juridik.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta