Fermerët e Lezhës ndjenë efektet e luftës: Çmimi i naftës dhe plehrave bujqësore po ndikon në prodhim
07/04 12:19
Të edukojmë fëmijët sot për një mjedis te shëndetshëm nesër . Futja në programe shkollore e edukimit mjedisor shikohet si një nga mënyrat më efikase për mbrojtjen e tij .
Ndryshimet klimatike por edhe shkatërrimi i mjedisit nga dora e njeriut parashikojnë një të ardhme të zymtë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, ka nisur tanimë një projekt pilot në tre rajone të vendit me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, i cili synon të rrisë edukimin e nxënësve në shkolla për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
Specialistët e Pro Natyrës theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës shqiptare, veçanërisht të rinjve, për ruajtjen e mjedisit.
Top Channel