Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se SHBA i tij do të rifillonte testimet bërthamore, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse kjo do të përfshinte testet “tradicionale” nëntokësore që ishin të zakonshme gjatë Luftës së Ftohtë.
“Do ta mësoni shumë shpejt, do të bëjmë disa testime”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa fluturonte për në Palm Beach, Florida.
“Vende të tjera po e bëjnë. Nëse po e bëjnë ata, do ta bëjmë edhe ne”, tha ai.
Të enjten, Trump tha se kishte urdhëruar ushtrinë të rifillonte menjëherë testimet e armëve bërthamore për herë të parë në 33 vjet. Ky veprim duket të jetë një “mesazh” për fuqitë rivale bërthamore, Kinën dhe Rusinë.
Nuk është ende e qartë nëse Trump po i referohej testeve të armëve bërthamore apo testeve të raketave të afta të mbajnë koka bërthamore.
Asnjë fuqi tjetër bërthamore, përveç Koresë së Veriut, nuk ka testuar armë bërthamore në 25 vjet. Testi i fundit i Koresë së Veriut daton që nga viti 2017.
Top Channel