Parandalohet sulmi i mundshëm terrorist në ditën e Halloween-it, arrestohen disa persona

31/10/2025 13:39

FBI ka parandaluar një sulm dyshuar terrorist që pritej të ndodhte gjatë ditës së Halloween-it në Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bëri publik vetë drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili njoftoi në platformën X se në shtetin e Michigan janë arrestuar disa persona të dyshuar për organizimin e një sulmi.

“Sot në mëngjes FBI ka parandaluar një sulm të mundshëm terrorist dhe ka arrestuar disa individë në Michigan, të cilët dyshoheshin se po planifikonin një sulm të dhunshëm gjatë fundjavës së Halloween-it. Detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti,” shkroi Patel.

Ai falënderoi agjentët federalë dhe të gjitha forcat e rendit për punën e tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare.

“Faleminderit agjentëve të FBI-së dhe të gjithë forcave të rendit që punojnë 24/7 për mbrojtjen e vendit,” tha Patel.

Autoritetet amerikane pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim mbi natyrën e komplotit dhe personat e arrestuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta