“Më la shtatzënë dhe më pas u zhduk”/ Influencerja braziliane ngre akuza të forta për yllin e Holandës

31/10/2025 19:02

Ish-ylli i Manchester United, Memphis Depay, është përfshirë në një skandal të bujshëm në Brazil, pas akuzave se ka braktisur një influencere që pretendon të jetë shtatzënë me fëmijën e tij.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, Lary Simoes, një influencere e njohur e rrjeteve sociale me mbi 42 mijë ndjekës në “Instagram”, ka deklaruar se lojtari 31-vjeçar i Corinthians e ka injoruar plotësisht pasi i ka treguar se është shtatzënë.

Sipas gazetares Fabia Oliveira, e cila raportoi e para lajmin, Depay dhe Lary janë njohur në muajin shkurt gjatë një feste ditëlindjeje dhe kanë nisur të frekuentohen që prej asaj kohe. Burime pranë influencers thanë se “Memphis nuk reagoi mirë kur mori vesh lajmin e shtatzënisë dhe është distancuar menjëherë prej saj, pa dhënë asnjë përgjigje ndaj mesazheve apo pyetjeve”.

Lary ka konfirmuar gjithashtu për median braziliane: “Është e vërtetë, ai po injoron gjithçka. Deri tani asnjë avokat apo përfaqësues i tij nuk ka kontaktuar me mua për asnjë sqarim.”

Gazetarja publikoi disa foto ku shihet Depay në shtëpinë e tij në Sao Paulo së bashku me influenceren, si dhe një imazh të testit të shtatzënisë që ajo thuhet se i ka dërguar lojtarit. Një tjetër foto e publikuar e tregon Laryn me fanellën e Corinthians, të nënshkruar nga vetë Depay.

Futbollisti holandez ende nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, por dje postoi një mesazh enigmatik në rrjetet sociale, pa dhënë shpjegime mbi ngjarjen.

Muajin e kaluar, Depay ishte në qendër të vëmendjes edhe për një tjetër incident, pasi humbi ndeshjet me kombëtaren holandeze për shkak se i ishte vjedhur pasaporta në Brazil, duke u bashkuar me ekipin disa ditë me vonesë.

Pas transferimit te Corinthians, Depay pritej të kishte një fillim të ri në karrierën e tij, por ngjarja e fundit ka rikthyer në qendër të mediave një tjetër episod të bujshëm jashtë fushës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta